Site icon Telegrafi

Ky është himni i parë kombëtar i botës

Himni më i vjetër kombëtar, që vazhdon të jetë në përdorim, është “God save the Queen/King” (Zoti të shpëtojë Mbretin/Mbretëreshën).

U shkruajt ndërmjet viteve 1736-1740 nga kompozitori anglez Henry Carey, edhe pse ishte e ngjashme me një dorëshkrim të vitit 1619. Për shumë vjet, himni u përdor për të treguar besnikëri ndaj mbretërve dhe më pas himni u adaptua edhe në vende të tjera përveç Anglisë, në Prusi, Danimarkë, Suedi dhe Rusi.

Edhe pse përdoret nga Britania e Madhe si himn kombëtar, kurrë nuk është shpallur si i tillë nga Parlamenti anglez.

“La Marcha Real” spanjolle u shkruajt në vitin 1761, e shkruar fillimisht nga ushtarakët.

E famshmja “Marsejeza” franceze u shkruajt në vitin 1792, dhe u deklarua si këngë kombëtare më 14 korrik të vitit 1795. U bë himn kombëtar vetëm në vitin 1879 gjatë Republikës së Tretë. Edhe muzika e himnit kombëtar amerikan u shkruajt në fund të shekullit të 18, por vetëm në vitin 1814 poeti Francis Scott Keyne shkroi tekstin.

Një kuriozitet: muzika e himnit gjerman u shkruajt nga austriaku, Franz Joseph Haydn në vitin 1797, ndërsa Teksti i shkruar në vitin 1841 u miratua si himn kombëtar në vitin 1922. /tiranaobserver/

Exit mobile version