Kosova do të ketë punë të vështirë në parakualifikimet e botërorit 2019 në basketboll.
Përfaqësuesja e Kosovës do ta ketë tejet të vështirë sipas shortit që është tërhequr në ambientet e FIBA-s.
Gjithnjë sipas këtij shorti, Kosova do të ketë punë në Grupin C, me Maqedoninë dhe Estoninë, të dy këto kombëtare që llogariten më të forta se ajo e Kosovës.
Sidoqoftë, një kualifikim nga ky grup nuk është i pamundur nëse Kosova i fiton ndeshjet ndaj këtyre skuadrave, por kjo do të jetë e vështirë.
Botërori i vitit 2019 mbahet në Kinë dhe për të hyrë në fazën e kuaflikimeve së pari duhet të kalohen para kualifikimet. /Telegrafi/