Telegrafi

Ky është goli më i mirë i vitit 2016 nga FIFA (Foto/Video)

FIFA ka ndarë edhe një çmim në ceremoninë që po mbahet në Zurich të Zvicrës.

Goli i futbollistit nga Malaysia, Mohd Faiz Subri, është zgjedhur si goli më i mirë i vitit nga FIFA, duke fituar kështu çmimin ‘Puskas’.

Në garë për çmimin ‘Puskas’ apo golit më të mirë të vitit ishin edhe Marlone dhe Daniuska Rodriguez. /Telegrafi/