Telegrafi

Ky është futbollisti i vetëm shqiptar në ekipin më të mirë të vitit në Zvicër (Foto)

Kampionati elitar i Zvicrës, ka përfunduar me Baselin që ka vazhduar sundimin duke fituar titullin e kampionit.

Përveç Baselit që do të jetë në Ligën e Kampionëve, në këtë garë do të jetë edhe Young Boys Berni i Florent Hadergjonajt që ka përfunduar në pozitën e dytë.

Dhe pikërisht është Florent Hadergjonaj që është përfshirë në listën e futbollistëve më të mirë të stinorit në Zvicër.

E përditshmja ‘sport.ch’, ka bërë një ekip komplet me futbollistët standard dhe ata rezervë si më të mirët në Zvicër.

Hadergjonaj është futbollisti i vetëm shqiptar në ekipin më të mirë në Zvicër, ndërsa këtu nuk kanë marrë pjesë lojtarët tjerë si Xhaka, Aliji, Kryeziu, Hyka, Tarashaj, Brahimi dhe të tjerët.

Florenti këtë edicion ka zhvilluar 31 ndeshje me Young Boysin duke dhënë gjashtë asistime për gol. /Telegrafi/