Telegrafi

Ky është futbollisti i parë që dëshiron ta braktis Leicester Cityn (Foto)

LEICESTER, ENGLAND - FEBRUARY 04: Ben Chilwell during the Leicester City training session at Belvoir Drive Training Complex on February 04 , 2016 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Plumb Images/Leicester City FC via Getty Images)

Edhe pse me Leicester Cityn para pak ditësh u shpall kampion në Ligën Premier, mediat kanë zbuluar se talenti Ben Chilwell do të preferonte të transferohej më shumë te Liverpooli se sa te Arsenali.

Mbrojtësi i krahut të majtë ende nuk ka debutuar në Ligën Premier për “Dhelprat”, por ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë sezon te skuadra e Huddersfield, ku ishte huazuar për një vit.

Fillimi premtues i 19-vjeçarit, i cili është pjesë e ekipit të U20 të Anglisë, ka zgjuar interesimin e Arsenalit dhe Liverpoolit, transmeton Telegrafi.

Raportohet se agjentët e Gunners kanë vëzhguar tashmë për së afërmi futbollistin dhe po mendojnë të bëjnë një ofertë prej 3.5 milionë funtesh gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbetet të shihet nëse talenti do të braktis gjatë verës kampionët e sapo shpallur të Ligës Premier. /Telegrafi/