Telegrafi

Ky është futbollisti i parë në histori që ‘ndëshkohet’ me karton të gjelbër (Foto)

Për herë të parë në historinë e futbollit, në një ndeshje i dha kartoni i gjelbër.

Në botën e futbollit kartoni i verdhë dhe i kuqë janë mënyra e vetme ndëshkuese për lojtarët gjatë takimit, ndërsa për herë të parë u tregua edhe kartoni i gjelbër në ligën e dytë italiane, Serie B.

Kartonin e gjelbër e merr futbollisti, i cili gjatë ndeshjes ka qenë më i disiplinuari dhe ‘Fair Play’ ndërsa i pari i takoi Cristian Galanos të Vicenza, transmeton Telegrafi.

Galano pas takimit mori një shpërblim prej Federatë së Futbollit të Italisë

Ai gjatë ballafaqimit me Virtus Entele pranoi se asistent i gjyqtarit kishte gabuar kur skuadrës së tij i dah një rivënie këndore në mënyrë të gabuar.

“Lojtari ynë ka treguar vlerën e vërtetë të futbollit italian dhe Serie B. Ne dëshirojmë kësi lloj kampionati të zhvillohet edhe në vijim”, shkruan në njoftimin e klubit italian.

Mbetet të shihet nëse do të shfrytëzohet edhe në ligat e tjera ky karton pasi që FIFA deri më tani ka refuzuar një gjë të tillë. /Telegrafi/