Lexuesit e portalit Goal e kanë votuar Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë të Ligës së Kampionëve.
Ylli portugez shënoi penalltinë vendimtare për ta mposhtur Atletico Madridin në finale të kësaj gare, duke fituar këtë titull të rëndësishëm.
Portugei, i cili shënoi 16 gola këtë sezon në garën më prestigjioze evropiane për klube mori 60.8 për qind të votave, teksa sulmuesi i Atleticos, Antonie Griezmann mori 16.6 për qind, i cili ndiqet nga Sergio Ramos, Casemiro dhe Diego Godin.
Kujtojmë se Reali fitoi titullin e 11-të të Ligës së Kampionëve në saje të penalltive (5:3), ku ndeshja edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta kishte përfunduar me rezultat 1:1. /Telegrafi/