Fustani zë vend të veçantë në çdo gardërobë femërore. Pothuajse është i domosdoshëm.
Nëse zgjidhni atë i cili ju rri mirë, do të keni çka të vishni për çdo çast dhe pasi që nuk jeni të detyruara ta përshtatni me pjesët e tjera, nuk keni nevojë të brengoseni.
Reese Witherspoon
Fustan i lehtë me dezen romantik gingham është bashkim i vërtetë i stilit retro dhe i fustanit mantel klasik. Me çantën me doreza dhe me espadrila – është kombinimi për të gjitha rastet ditore.
Sharon Stone
Fustan i lëshuar në formë thesi pa prerje mund të duket interesant nëse zgjidhni gjatësinë e cila ju rri mirë dhe nëse e kombinoni me sandale të bukura lëkure.
Charlotte Groeneveld
Mëngë të mëdha dhe fustani mini janë ndër trendët të cilët kanë shënuar këtë verë. Nëse keni blerë fustan të ngjashëm, do ta bartni tërë vjeshtën dhe dimrit si tunikë.
A post shared by Charlotte Groeneveld (@thefashionguitar) on
Camille Charrière
Fustani i reduktuar dhe i rafinuar në ngjyrë të zjarrtë pa mëngë mund të jetë atu mode për tërë verën. Me këpucë të rrafshëta duket fenomenal. Më i miri nga të gjithë është që modeli i këtillë mund të bartet vite të tëra.
A post shared by Camille Charrière (@camillecharriere) on
Kelly Rowland
Kelly di të zgjedhë modelet të cilat janë super femërore dhe modele damash dhe njëkohësisht seksi dhe atraktive. Modeli i këtillë i fustanit tashmë bën pjesë në fustane klasike, pra vishet derisa të vjetrohet.
/Telegrafi/