Meghan Markle njihet për stilin e saj të sofistikuar, por ajo dhe Kate nuk janë të vetmet me stil në botën mbretërore
Mbretëresha e Spanjës, Letizia, shquhet gjithashtu për stilin e të veshurit. Dhe kur një veshje aprovohet edhe nga Meghan, edhe nga Letizia, do të thotë që është e duhura për gardërobën e çdo vajze.
Me sa duket, mbretëresha dhe dukesha kanë një fund të preferuar që tani u bë edhe i preferuari ynë.
Sot në mëngjes, Meghan ishte e pranishme në diskutimin për barazinë gjinore që u mbajt në Windsor Castle, e shoqëruar nga Princi Harry.
Ajo u shfaq me fundin e lëkurës nga Hugo Boss, të cilin e kishte kombinuar me një bluzë me jakë V dhe një palë taka me majë në po të njëjtën ngjyrë. Dukesha nuk gabon kurrë kur vjen puna te stili duke qenë se edhe kësaj radhe kombinoi dy ngjyrat më ‘in’ të momentit.
Një ditë më parë edhe Mbretëresha Letizia u shfaq me po të njëjtin fund, vetëm se ajo e kishte kombinuar me një bluzë të bardhë me mëngët e fryra. Edhe ajo kishte zgjedhur një palë këpucë me majë që duket se janë perfektet për këtë fund, që kushton 369 paund.
Si dukesha, edhe mbretëresha e kishin futur bluzën në fund për të theksuar edhe më shumë linjat.
Por kjo nuk është hera e parë që Meghan zgjedh një fund të tillë. Ajo e ka veshur fundin e Hugo Boss në tetorin e vitit të kaluar, por në ngjyrë jeshile.
Kujt i duket më bukur?