Fshati Giethoorn, në Holandë njihet për karakteristikën e tij unike– këtu ju nuk do të gjeni vetura, autobusë apo mjete të tjera moderne transporti.
I njohur ndryshe si “Venecia e Holandës”, ky destinacion mahnitës nuk ka rrugë por vetëm kanale ujore.
Mënyra e vetme për të udhëtuar nëpër fshat është përmes varkës, duke shijuar kështu atmosferën e qetë, relaksin dhe komfortin, transmeton oranews.
I mbushur me paqe, Giethoorn ka jetën e tij të veçantë.