Leicester City është shpall kampion i këtij sezoni në Ligën Premier.
E gjithë kjo në saje të paraqitjeve të mira të skuadrës, por edhe të kundërshtarëve, të cilët si asnjëherë nuk arritën të ndjekin ritmin e “Dhelprave”.
Por, sipas medieve britanike tifozët e Arsenalit duhet të shpresojnë se këtë sezon mund ta shohin skuadrën e tyre duke ngritur trofeun e kampionit, transmeton Telegrafi.
Në fakt, ata kanë analizuar secilin lojtarë dhe kanë krijuar një formacion kampioni, duke i renditur lojtarët 4-3-3.
Këtu nuk janë marrë për bazë futbollistët që do të transferohen, pro vetëm ata që gjenden momentalisht në ekipin e trajnerit Arsene Wenger. /Telegrafi/