Telegrafi

Ky është formacioni më perspektiv i Euro 2016 (Foto)

Federata Evropiane e Futbollit ka përzgjedhur ekipin më të mirë të të rinjve.

Asnjë futbollistë i kombëtares shqiptare nuk gjendet në ekipin më perspektiv të evropianit të futbollit “France 2016”.

Franca, Gjermania, Anglia dhe Spanja përfaqësohen me nga dy futbollistë, ndërsa Portugalia, Zvicra dhe Turqia me nga një lojtar.

Evropiani i futbollit kujtojmë se fillon të premten në ora 21:00 me takimin mes kombëtares së Francës dhe Rumanisë. /Telegrafi/