Arsene Wenger ka mbushur 20 vite në drejtimin e skuadrës londineze, ku ka stërvitur shumë yje të mëdha të futbollit.
Trajneri francez, sot (enjte) feston 20-vjetorin e tij si menaxher i skuadrës angleze nga Londra, Arsenalit.
Kjo pasi, më 22 shtator të vitit 1996, francezi 46-vjeçar mori drejtimin e ‘Topçinjve’ prej britanikut, Pat Rice dhe nga ajo ditë është në krye të stolit.
Gjatë kësaj kohe, Wenger ka pasur në skuadër shumë yje të futbollit botëror, duke qenë një ekip i frikshëm në vitet 2000.
Por, viteve të fundit ka hasur në vështirësi për të gjetur zëvendësuesit e tyre dhe kjo tregon edhe me faktin që nuk e ka fituar kampionatin që nga sezoni 2003/04. /Telegrafi/
Formacioni më i mirë i Wenger te Arsenali: