Site icon Telegrafi

Ky është fluturimi më i shkurtër me aeroplan – zgjat vetëm 47 sekonda!

Piloti veteran Anne Rendall ka marrë një buqetë me lule me rastin e fluturimit të tij të 10.000, një fluturim i cili nuk zgjat më shumë se 2 minuta.

Kjo linjë fluturimi, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, lidh dy ishujt Orkney, Skoci.

Çfarë është më interesant është fakti se nëse era frynë në drejtim të fluturimit të aeroplanit, fluturimi mund të zgjasë edhe më pak, deri në 47 sekonda.

Menaxheri i kompanisë Loganair tha se fluturimi për këtë destinacion është i njohur në të gjithë botën dhe është si një nga “gurët e çmuar” të linjave ajrore të saj.

Kjo linjë ajrore funksionon që nga viti 1967 dhe aktualisht mban rekordin Guinness për fluturimin më të shkurtër komercial. /Telegrafi/

Exit mobile version