Telegrafi

Ky është flauti më i çuditshëm në botë: Për ta luajtur duhet të fusësh gishtin e mesit në vrimë

Ju keni dëgjuar për flautin, por me siguri nuk keni parë kurrë një të tillë.

Vjen nga Rumania dhe në internet gjejmë informacione se krijuesi i tij është Stefan Popesku, i cili dikur ka marrë pjesë në emisionin “Unë jam talent”.

Ai e quajti instrumentin e pazakontë frymor “digi phone” edhe pse nuk ka asnjë komponent digjital. I ngjan flautit dhe gishti i mesëm i dorës (djathtas) përdoret pranë gojës.

Videot e Popeskut duke përdorur “digi phone” janë shumë grafike dhe i gjeni në rrjetet sociale.

Kemi veçuar dy, të cilat tregojnë më së miri dizajnin imagjinativ të instrumentit dhe potencialin e tij.

Përdoruesit janë të kënaqur me trajtimin e “digi phone” nga Popescu dhe individët mezi presin mundësinë për të postuar mesazhe (të paqarta).

Shikoni videot dhe gjithçka do të jetë e qartë për ju. /Telegrafi/