Telegrafi

Ky është fituesi i një milion dollarëve në turneun e Fortnite i organizuar nga MrBeast

Lojtari profesionist i Fortnite, Anas “Anas” El-Abd triumfoi mbi mijëra lojtarë për të fituar vendin e parë dhe çmimin prej një milion dollarësh në turneun MrBeast Fortnite.

Turneu Fortnite i MrBeast’s Extreme Survival Challenge ka përfunduar zyrtarisht, dhjetëra mijëra lojtarë të Fortnite garuan për tre orë për çmimin prej një milion dollarësh.

Ky turne u organizua nga Youtuberi i famshëm, MrBeast dhe Fortnite, për të manifestuar futjen e tij si personazh në lojë.

Fati i turneut MrBeast Fortnite u vulos vetëm 46 minuta nga fillimi i garës kur Anas përfundoi një ndeshje me rezultatin 142,099.

Në ndeshjen mbresëlënëse, Anas qëndroi gjallë për 20 minuta dhe siguroi më shumë pikë se kushdo tjetër, pas kësaj Anas shkroi në Twitter, duke pretenduar këtë rezultat si një rekord personal.

Anas përndryshe e përfaqëson organizatën Guild Esports në Fortnite. /Telegrafi/