Telegrafi

Ky është fitimi i kompanisë ELEM në gjashtë muajt e parë të vitit 2017

Kompania shtetërore ELEM, në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka pasur fitim neto prej 533 milionë denarëve ose 8,6 milionë euro, ndërsa depozitat në disa banka vendore, duke përfshirë edhe 31 korrikun kanë arritur në 1.250 milionë denarë, gjegjësisht 20 milionë euro, informoi drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hristijan Mickovski.

Ai theksoi se kompania në mënyrë të rregullt ka shlyer borxhet ndaj shtetit, partnerëve të biznesit dhe të punësuarve dhe tha se duke përfshirë edhe 31 korrikun janë paguar të gjitha vonesat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai paralajmëroi se deri në fund të ditës do të mësohet nëse ELEM nesër do të shpallë tender për shitjen e tepricave të energjisë elektrive, prej rreth 20 megavatë në tregun e lirë.

“Kompania aspak nuk ka importuar energji elektrike në korrik, ndërsa nuk do të importojë as në gusht. Në periudhën kur pothuajse të gjitha vendet përreth importojnë energji elektrike, bëhen analizat e fundit nëse duhet të ofrojmë energji elektrike për shitje në tregun e lirë”, tha Mickoski.

Ai në fund shtoi se gjatë gjysmës së parë të këtij viti, 95.82 për qind e energjisë elektrike të dërguar në tregun e rregullt është nën kapacitet prodhues të ELEM-it, ndërsa 4 për qind është furnizuar prej importimit./Telegrafi/