Telegrafi

Ky është Fiat Punto i përtërirë (Foto)

Fotografitë e para të modelit të përtërirë të Fiatit, Punto, janë publikuar në internet.

Automjeti kompakt i kompanisë italiane ka pësuar ridizajnim të dritave dhe maskës së përparme me garniturë të kromuar.

Edhe parakolpi është i ridizajnuar, ngjashëm sikur dritat për mjegull, kurse në pjesën e pasme gjenden drita të reja.

Kur është fjala për brendinë, aty nuk janë bërë ndryshime dhe është thuajse e njëjtë.

Punto i përtërirë ofron vetëm ndryshime kozmetike, ndërsa motorët janë të njëjtë. Në Evropë pritet motori me naftë 1.3 l 16V Multijet që zhvillon 83 KF dhe moment rrotullimi prej 200 Nm, ndërsa motori me benzinë 0.9 l TwinAir Turbo do të zhvillojë po ashtu 83 KF, kurse moment rrotullimi prej 145 Nm.

Në Indi, ku Punto është shumë i popullarizuar, do të ofrohen motorë 1.2 dhe 1.4 l që do të zhvillojnë 67, gjegjësisht 88 KF.

Gjenerata e re e Puntos do të dalë në treg në vitin 2016. /Telegrafi/