Policia belge ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve kryesorë për shpërthimet vdekjeprurëse në kryeqytetin e Belgjikës. Por derisa hetimet janë thelluar, personi i tretë në fotografitë e publikuara më parë, del të jetë më i kërkuari nga policia.
Imazhet e marra nga kamerat e sigurisë në aeroport shfaqnin dy burra të dyshuar.
Por policia belge së fundi, ka treguar se presoni i tretë në fotografi, është i dyshuari kryesor dhe është në kërkim të tij.
Personi i tretë në fotografi i cili shihet me kapelë është ai i cili, sipas mediave është i dyshuari kryesor.
LEXO PO ASHTU: Publikohen fotografitë e dy të dyshuarve të sulmeve në Bruksel (Foto)
Gazeta belge ‘Het Nieuwsblad’ raporton se personi i tretë në fotografi që tentoi të fsheh vetën me kapele është arratisur dhe po kërkohet nga policia.