Në rrjete sociale janë hedhur dy fotografi, në të cilat është intervenuar me aplikacionin nga Snapchat, mbi fytyrën e një të vdekuri.
Në pamjen e parë shihet kufoma, që i është vënë në fytyrë figura e qenit, ndërsa sipër shkruan: “Unë do të shkoj në ferr”, transmeton Telegrafi.
Sikur kjo të mos mjaftonte, përdoruesi i paedukatë i pajisjes teknologjike, ka bërë edhe një ‘shkëmbim fytyrash’, me njeriun e pa jetë.
Nuk bëhet i ditur identiteti i këtij perversi, që ka marrë kritika të shumta lidhur me këto fotografi.
“Të bastardohet në këtë mënyrë një burrë i vdekur, është mëkati më i madh që mund të bëjë njeriu”, është një nga komentet e shumta, teksa nuk kursehen fjalët ofenduese për autorin.
“Kjo ishte gjëja e fundit që prisja të shihja në internet, më mjaftoj. Unë po iki në mal që të jetojë me kafshë, ato së paku nuk e shkëmbejnë fytyrën me njerëz të pa jetë”, shkruan në komentin tjetër. /Telegrafi/