Më në fund është kompletuar skuadra basketbollistike e SHBA-së, për Lojërat Olimpike që do të mbahet në Rio të Brazilit.
Sivjet, shumica e yjeve si: LeBron James, Stephen Curry, Chris Paul, James Harden, Russell Westbrook, Kawhi Leonard e disa të tjerë, nuk do të jenë në skuadër.
Edhepse lojtarët po deklarojnë disa arsye si lodhja apo ndonjë lëndim, është duke u përfolur se arsyeja kryesore është shqetësimi nga virusi Zika në Rio.
Megjithatë, SHBA-ja ende është e fortë, krahas mungesave ata kanë fuqi që të stolisen me medalje të artë me lojtarë si: Kevin Durant, Carmelo Anthony, Kyle Lowry, DeMar DeRozan, Paul George, Draymond Green, Klay Thompson, DeMarcus Cousins, Jimmy Butler e DeAndre Jordan, Kyrie Irving e Harrison Barnes.
Dream Team, ndeshjen e parë në Rio, do ta luajë me 6 gusht.