Në Universitetin Perëndimor të Ontarios në Kanada, është punuar një dordolec aq i vogël sa që nuk shihet nga syri i njeriut.
Me vetëm tre mikronë, ky po konsiderohet të jetë më i vogli që është punuar ndonjëherë, transmeton Telegrafi.
Njësia prej një mikroni është aq e vogël sa që duhen dhjetëmijë të tilla, për të zënë një centimetër. Në këtë aspekt, është e kuptueshme se mund të shihet vetëm me mikroskop.
Këtë dordolec e përbëjnë tri sfera të silicit, që janë vënë njëra mbi tjetrën përmes pajisjes së veçantë litografike.
“Nuk mund t’i vinim kapelë apo karotë në vend të hundës, andaj u desh të intervenonim me rreze që lëshojnë jone”. thuhet në përshkrimin e këtij punimi.
“Më mirë të punojnë një dordolecë me borë”, është komentuar ky rast. /Telegrafi/