Site icon Telegrafi

Ky është djaloshi që Drita rrezikon të dënohet rëndë për të – Ardit Mustafa konsiderohet e ardhmja e futbollit gjilanas

Drita rrezikon ta humbë me rezultat zyrtar duelin me Flamurtarin edhe pse kishte humbur 2-1. Kjo pasi që Drita ka futur në lojë një lojtar të palicencuar për të luajtur në Superligë.

Në fakt, ka qenë Trepça ’89, që është ankuar. Ata pretendojnë që një 17-vjeçar nuk ka pasur të drejtë loje në sfidën që Drita e kishte humbur edhe në terren 2-1.

Pamje nga ndeshja Drita – Flamurtari

Fjala është për Ardit Mustafën. Madje, për të pas ndeshjes ishte krenuar edhe presidenti i Dritës, Valon Murseli, duke e quajtur të ardhme të futbollit. Ai kishte postuar një fotografi me futbollistin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Në rast se miratohet ankesa e Trepçës ’89, Drita mund të dënohet prej tri deri në 12 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version