Dita e djeshme ishte e kobshme për 26 vjeçarin V.P nga Gostivari i cili humbi jetën në banjo duke u pastruar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai ka qenë i vetëm në shtëpi, ndërkaq fqinjët kanë arritur të zbulojnë se në banesën e tij diçka ka ndodhur. Pasi që kanë hapur derën, kanë gjetur trupin e pajetë të 26 vjeçarit.
Organet kanë konstatuar vdekjen e të riut ndërsa trupi i tij i është dorëzuar familjes pas kontrollit të mjekut ligjor./Telegrafi/