Site icon Telegrafi

Ky është dallimi mes Qeverisë dhe Vetëvendosjes, sipas Kadaj-Bujupit (Video)

Donika Kadaj-Bujupi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është arrestuar më 1 shtator ngase i ishte gjetur një sprej, duke shtuar se nuk bëhej fjalë as për gaz lotsjellës por as molotov.

Kadaj-Bujupi për “RokumRoll” ka thënë se cak i sulmit të mundshëm me sprej kanë qenë të gjithë ata që po cenojnë integritetin e vendit dhe po falin territor.

E kur është pyetur për dallimin mes Qeverisë dhe Vetëvendosjes që po i quajnë kriminelë, Kadaj ka thënë se dallojnë shumë ngase ata po e zhbëjnë Republikën derisa Vetëvendosje sipas saj, po e mbron Republikën.

Ajo ka thënë se afera “Pronto” është pasqyra më e mirë se ku po e udhëheqë me vendin duke shtuar se pothuajse çdo ditë ata po bëhen multimilionerë me krim e korrupsion.

Deputetja e VV-së ka thënë se propaganda se në protestën e 1 shtatorit do të derdhet gjak ka ndikuar negativisht edhe në pjesëmarrjen e qytetarëve.

Derisa për riprocedimin e Demarkacionit në Kuvend, Kadaj ka thënë se Qeveria tashëm nuk ka më as legjitimitet, duke shtuar se nuk ka kthim – duhet reflektuar dhe vendi duhet të shkojë në një proces zgjedhor.

Ajo ka thënë se kthimi i Demarkacionit në Kuvend nënkupton tensione të reja dhe se Demarkacioni është “çështje e vdekur”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=132&v=e4ViyxFAmvg

Exit mobile version