Prodhuesi britanik i veturave Rolls-Royce, do të lansojë këtë vit modelin e mahnitshëm Down.
Që nga hapja e derës në anë të kundërt, sikurse të gjitha veturat nga Rolls-Royce, ndezja e motorit me buton, lëvizja, komoditeti dhe pjesa e sipërme e hapur, kjo është një veturë e mahnitshme, transmeton Telegrafi.
Por, të gjithë janë të interesuar se sa kushton kjo makinë që është punuar kryesisht me dorë. Ata që duan ta kenë në pronësi, duhet të sigurojnë së paku 335 mijë dollarë, ndërsa për të gjitha gjërat tjerat duhet të paguhet shtesë.
Për pamjen e jashtme dhe të brendshme, statistikat dhe tingujt që lëshon Down, mund ta shikoni videon e postuar më poshtë.
Vlen të theksohet se për punimin e kësaj makine është shpenzuar sasi druri, aq sa nevojitet edhe për një jaht. /Telegrafi/