Prodhuesi amerikan i veturave Ford , e ka zbuluar çmimin për modelin ST200.
Kjo veturë luksoze dhe ekonomike në shpenzim, do të ketë çmim bazë duke filluar nga 29 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Automobili me 1.6-litra dhe katër cilindra, arrin shpejtësinë prej 0 deri në 99 km/h për 6.7 sekonda.
Shpejtësia maksimale që arrin kjo veturnë, është 230 kilometra në orë.
ST200 ngjason shumë me XR2, por se shpenzon më pak dhe është më i shpejtë.
Shitjet e këtij modeli vetëm sa kanë filluar, ndërsa do të dërgohen tek blerësit, në fillim të muajit korrik. /Telegrafi/