Site icon Telegrafi

Ky është burgu ku vdiq Navalny – temperaturat shkojnë deri në minus 40, kushtet janë vërtet të këqija

Vdekja e politikanit të opozitës rus Alexei Navalny tronditi botën dhe kolonia e burgut ku mbahej ishte me kushte shumë të këqija.

Kolonia penale IK-3, në fshatin Harp në Rajonin Autonom të Yamalo-Nenets, ndodhet në Rrethin Arktik rreth 1,900 kilometra në verilindje të Moskës dhe konsiderohet si një nga burgjet më të këqija në Rusi, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet, kolonia në të cilën ishte Navalny njihej në kohët sovjetike si Gulag 501 dhe njihet edhe me pseudonimin “Ujku Polar”.

Objekti u themelua në vitin 1961 dhe është një nga 700 kampet aktive të punës në të cilat u burgosën 266,000 të burgosur.

Gjatë qëndrimit të tij në koloni, Navalny duhej të përballej me temperatura deri në minus 40 gradë Celsius, kushtet e motit ishin vërtet të ashpra.

Mark Ely, një studiues i specializuar në historinë e Bashkimit Sovjetik në Qendrën për Rusinë, Kaukazian dhe Evropën Qendrore foli për jetën në atë burg.

“Ka pak dritë për gjashtë muaj të vitit dhe në verë sulmohesh nga mushkonjat dhe mizat”.

“Kushtet janë të ashpra, do të jetë shumë më e vështirë për të (Navalnyn) sesa në burgjet e mëparshme”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version