Në internet është postuar një video, ku shihet një Bugatti që e ndryshon ngjyrën gjatë tërë kohës.
Shikuesit kanë mbetur të mahnitur me këtë model, meqë kompania nuk ka paralajmëruar më parë, se do të lansojë ndonjë veturë që ndryshon ngjyrë, transmeton Telegrafi.
Por ka mjaftuar pak kohë, që njohësit e efekteve kompjuterike të shkruajnë komente se bëhet fjalë për mashtrim.
Për të parë se e tëra është e bërë me Photoshop, shikoni njerëzit që ndodhen rrotull, të cilët po ashtu marrin të njëjtën ngjyrë si të super-veturës.
Sidoqoftë, ky model ‘kameleon’ është parë mbi 47 milion herë. /Telegrafi/