Telegrafi

Ky është Bruce Lee i ri, me lëvizjet e tija tanimë e ka “pushtuar” internetin (Video)

Ndërsa Bruce Lee është figura që është tentuar të kopjohet nga shumë veta, Ryusei mund të jetë i vetmi të cilin ndoshta ne jemi të gatshëm për ta pranuar si Bruce Lee i ri.

Ryusei, i biri i Ryuji Imai, ka marrë tashmë shumë vëmendje ndërkombëtare – videot e tija tanimë janë shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale dhe jo vetëm, transmeton Telegrafi.

Sipas babait të tij, Ryusei ka shikuar filma Bruce Lee që kur ishte vetëm një vjeç, dhe ai filloi praktikumin Nunchaku vitin e kaluar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pzXL-KM2UqU