Sulmuesi Tobias R, 43-vjeç, që vrau 11 persona në dy kafiteri në Gjermani, besohet se ka motive ksenofobe, ka njoftuar ministri gjerman i Punëve të Brendshme.
Policia në Hanau të Gjermanisë, ka gjetur 43-vjeçarin të vdekur në apartamentin e tij, kurse pranë tij hasën edhe në trupin e të ëmës 72-vjeçe. Raportohet se edhe ajo kishte marrë plagë nga plumbi, transmeton Telegrafi.
Ai mbante ilegalisht armë dhe merrte pjesë në gara të ndryshme sportive të shenjëtarisë. E në letrën që e ka lënë Tobias R, ai kishte shfaqur qëndrime të çuditshme, që kishin këndvështrim radikal të ngjashme me të djathtën ekstreme, shkruan Bild.
Tobias gjithashtu kishte lënë edhe një video-incizim, kurse disa media edhe i kanë publikuar këto materiale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Bo8U_jyACrw&feature=emb_title