Site icon Telegrafi

“Ky është apokalipsi”: Një stuhi e fuqishme përfshiu Zagrebin, në qendër të qytetit sikur kishte rënë errësira

Një erë e fortë me shi të dendur ka përfshirë kryeqytetin kroat Zagreb, në orët e pasdites të ditës së mërkurë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qielli u errësua mbi kryeqytet dhe mediat kroate raportuan se ishte errësirë në qendër të qytetit.

“Kjo nuk është një stuhi, ky është apokalipsi. Në një çast, qendra e qytetit u gjend në një errësirë totale”, raportojnë lexuesit e 24sata.hr.

Ndërkohë është raportuar se pemët po bien në rrugët e Zagrebit dhe se drejtuesit e mjeteve janë të bllokuar.

Meteoalarm ka lëshuar një paralajmërim të kuq për shkak të një stuhie të fortë për zonat rreth Zagrebit.

Një stuhi e tillë pritet të ndodhë edhe në disa pjesë të Bosnjë dhe Hercegovinës. /Telegrafi/

Exit mobile version