Site icon Telegrafi

Ky është aeroplani më luksoz dhe më i gjatë në botë (Foto)

Për shumicën e njerëz, aeroplanët privatë si ai Gulfstream G550 që kapë shumën prej 61.5 milionë dollarë apo Bombardier Global Series, janë mishërim i udhëtimit luksoz në ajër, por shumë pak njerëz në botë mund të përballojnë një luks të tillë. Këto aviokompani janë duke i shndërruar aeroplanët në pallate private fluturuese.

Shembulli më i famshëm është ai i aeroplanit privat i Donald Trump, Beoing 757-200, që kap vlerën e 100 milionë dollarë dhe që së fundmi e ka konvertuar në një zyrë pune, transmeton Telegrafi.

Por për të përmbushur kërkesat e klientëve, Airbus dhe Boeing kanë filluar shitjen e versionit “VIP të aviokompanive Airbus Corporate Jet dhe Boeing Business Jet.

Dhe derisa shumica e aeroplanëve janë të bazuar në seritë më të vogla siç është Airbus A320 ose Boeing 737, versionit VIP është më luksoz dhe ka arritur të dërgoi aeroplanët gjigant në një nivel të ri.

Një klienti shumë të pasur, të besueshëm dhe me shumë fati , i është dorëzuar aeroplani i personalizuar i tipit Boeing 747-8 të prodhuar nga Greenpoint Technologies nga Kirkland, Uashington.

Është e pabesueshme se si brenda hapësirë prej 444 metra katrorë janë ndërtuar salla e pritjes, banaku me një bar luksoz, zyra për punë dhe hapësira marramendëse për ngrënie, transmeton Telegrafi.

Boeing 747-8 VIP është aeroplani më i gjatë në botë, kurse i dyti më i madhi i ndërtuar ndonjëherë. Falë punës së palodhshme të ekipit të inxhinierëve të General Electric GenX, ky aeroplan mund të fluturoj pa ndërprerë mbi 15.000 kilometra.

Boeing është përzgjedhur të jetë aeroplani i iri i presidentit amerikan, dhe shumë shpejt pritet të marrë dritën e gjelbër dhe të fitoi epitetin e Air Force One.

Çmimi i një aeroplani të tillë kapë shumën e 367 milionë dollarë, dhe në të janë të instaluar gjitha pajisjet e fjalës së fundit të teknologjisë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version