Aeroplani më i shtrenjtë në botë, B-2 Spirit, (foto 1-2-3) kushton gati 2.4 miliardë dollarë. I dyti në radhë pas tij është F-22 Raptor dhe kushton 350 milionë dollarë. (foto 4-5-6).
B-2 Spirit u porosit nga ushtria amerikane në vitin 1987, fluturoi për herë të parë në vitin 1989, dhe iu dorëzua ushtrisë në vitin 1997, nga prodhuesit Northrop Grumman Corporation.
Aeroplani ka një ekuipazh prej dy pilotësh, mund të lëshojë bomba të rënda, edhe bërthamore, dhe është llogaritur që të mos diktohet nga sisteme të sofistikuara radarësh, transmeton tch.
Projekti vazhdoi gjatë administratës së presidentit Regan dhe kishte në plan ta furnizonte ushtrinë amerikane me 132 të tillë, por për shkak të çmimit të lartë janë prodhuar vetëm 21 gjithsej.