Telegrafi

“Ky ekip di të luajë vetëm me 100 për qind”, Granit Xhaka lavdëron Leverkusenin pas kalimit në finale

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka thurë elozhe për ekipin e tij, Bayer Leverkusen, pasi siguruan kalimin në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Bayer Leverkusen fitoi pa shumë vështirësi në shtëpi ndaj Fortuna Dussledorfin me rezultat 4-0 në ndeshjen gjysmëfinale, duke siguruar kalimin në finale, ku do të ndeshet me Kaiserslautern.

Golat në këtë fitore të “Farmaceutikëve” u shënuan nga Jeremie Frimpong (7’), Amine Adli (20’) dhe Florian Wirtz (36’, 60’).

Lexo po ashtu Bayer Leverkusen dhe Granit Xhaka shënojnë edhe një tjetër sukses, kalojnë në finale të Kupës së Gjermanisë

Pas kësaj fitore, Xhaka është shprehur i lumtur teksa ka lavdëruar skuadrën e tij, që sipas tij di të luajë vetëm me 100 për qind të kapacitetit.

“Ne luajtëm seriozisht. Është gjithmonë e rrezikshme në një gjysmëfinale kundër një skuadre të kategorisë së dytë në shtëpi që të luash vetëm me 80 ose 90 për qind”.

“Por ky ekip nuk di 90 për qind, di vetëm 100 për qind – dhe në çdo të tretën ditë”, ka thënë Xhaka pas sigurimit të finales së Kupës së Gjermanisë. /Telegrafi/