Payless, një dyqan këpucësh me çmime të lira në Amerikë, vendosën të hapin një butik të ri e ta quajnë Palessi (si një kod për Pay-less-i, emri i dyqanit të vërtetë). Palessi do të kishte të njëjtat këpucë, por tashmë të vendosura në një ambient luksoz me skulptura avangarde e detaje të tjera
Dyqani i ri u marketua si një brand këpucësh luksoze e kështu këpucët që tek Payless do të kushtonin 19,99 dollarë, te Palessi morën vlerën 600 dollarë. Kjo rritje e çmimeve me 1.800 për qind duket çmenduri, por çmenduria e vërtetë janë njerëzit, të cilët paguan aq para për to, pa asnjë grimcë dyshimi.
Në inaugurimin e tij, influencues dhe blogerë të ndryshëm, stilistë e njerëz të modës u shprehën se Palessi po e çonte lojën në një nivel tjetër. Dikush tha se këpucët ishin elegante e të sofistikuara.
Të tjerë flisnin se sa cilësor ishte dizajni dhe detajet e këpucëve. Njëra prej vajzave madje tha se do t’i vishte në një mbrëmje Met Gala. Të ftuarit vendosën të blinin e të paguanin për këpucët nga 200 dollarë deri në 600 dollarë.
Në fund, të gjithëve ju tregua “eksperimenti” dhe këpucët që kishin vendosur të blinin, ju dhuruan nga Payless.
Nëpërmjet kësaj videoje që tashmë numëron mbi katër milionë klikime, Payless, çoi në një nivel tjetër marketingun e firmave të thjeshta, por njëkohësisht na tregoi se jo çdo produkt a shërbim ka vlerën për të cilën shitet e marketohet në treg.
Cilësia nuk është domosdoshmërisht e kushtueshme. Prandaj, qoftë brand ose jo, duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm e të përpiqemi të bëjmë blerje të zgjuara. Kërkoni gjithmonë disa opsione të të njëjtit produkt, kontrolloni reviews, pyesni (word-of-mouth) dhe në fund blini opsionin më të mirë për ju.