Telegrafi

Ky djalë ka çmendur mekanikët e veturave: Shikoni si e riparon anësoren e veturës që e kishte dëmtuar në një aksident (Foto/Video)

Nëse keni menduar të shpenzoni një shumë të majme të hollave në riparimin e anësoreve të veturës, pasi ta shikoni këtë video do të mendoheni edhe njëherë.

Një i ri ka postuar një video interesante në të cilën shihet se si përdor një metodë unike për të riparuar pjesën anësore të veturës, që i janë shtypur gjatë një aksidenti, transmeton Telegrafi.

Derisa shumë njerëz vrapojnë tek mekaniku për çfarëdo lloj prishjeje në veturë, ky i ri ka zbuluar një metodë interesante për ta riparuar veturën dhe të kursej para.

Në videon e publikuar ky i ri shfaqet para veturës së tij të bardhë me një enë me ujë të nxehtë, të cilën e derdh sipër pjesës anësore që ishte shtypur gjatë një aksidenti.

Dhe pasi që anësorja zbutet nga temperatura e madhe e ujit, ai hap kapakun e motorit dhe nga pjesa e brendshme e godet pjesën e dëmtuar, dhe menjëherë ajo kthehet në gjendjen e mëparshme, thuajse nuk kishte pësuar kurrë aksident trafiku.