Telegrafi

Ky djalë është një fenomen: Shikoni çfarë bën me duart e tij

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e një të riu që bën lëvizje të papërshkrueshme të duarve, e cila mund të jetë shqetësuese për disa shikues.

Mund të thuhet se djali është fenomen, edhe pse nuk ka asnjë informacion për të, as se ku janë regjistruar pamjet.

Videoja u shfaq në Instagram me një mesazh të shkurtër se “nëse po pyesni veten, kjo nuk është normale! Nëse shikoni nga afër, shumica e lëvizjeve të tij vijnë nga nyja skapulotorakale, e cila formohet midis tehut të shpatullës dhe brinjëve.

Më tej theksohet se nyja skapulotorakale është “një komponent i rëndësishëm i kompleksit të shpatullave dhe një shembull kryesor i stabilitetit dinamik në trup”.

Është një nënvlerësim të thuhet se përdoruesit janë të tronditur nga pamja dhe kërkojnë një shpjegim se si është e mundur të lëvizësh krahët dhe shpatullat në këtë mënyrë.

E pranojmë që është një shembull i pazakontë dinamizmi dhe do t’ju lëmë ta shikoni videon dhe të gjykoni vetë. /Telegrafi/