Telegrafi

Ky dem ka dëshirë të luajë me top, shikoni argëtimin e tij

Ueb-faqja “The Dodo” publikoi një video të një demi lozonjar që lodrën e preferuar e ka një top.

Duhet pranuar se ai i ndërron shpesh topat sepse i shpon, por gjithsesi është argëtimi i tij i preferuar.

“Si një fëmijë i vogël. Ai emocionohet shumë. Ai ka mbledhur më shumë se njëqind topa deri më tani. Gjithmonë përpiqem t’ia bëj interesante”, thotë pronari i këtij demi.

Meqenëse demi i saj i do topat, pronari vendosi të fuste veten në një top gjigant për të parë se si do të reagonte.

Fillimisht e shikoi, por më pas filloi ta rrotullonte në tokë. /Telegrafi/

@thedodo @Spud’s mom will do anything to make him happy ❤️ #bull #bulls #animalsoftiktok ♬ original sound – The Dodo