Telegrafi

Ky i dehur kishte gjetur kundërshtarin e gabuar, truproja e lokalit të natës e nokauton me një goditje (Foto/Video, +16)

Një burrë i dehur do të pendohet gjatë, për faktin se kishte zgjedhur personin e gabuar që të rrahet, në momentin kur me një grusht të vetëm përfundon pa vetëdije me fytyrë në tokë.

Pas një nate plotë me alkool brenda një klubi të natës në Tennessee të Shteteve të Bashkuara, një burrë gjysmë i zhveshur kishte provokuar truprojën e lokalit edhe pse ishte dy herë më i zhvilluar se ai, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pamje të papara të aeroplanit luftarak më të rrezikshëm B-2 Stealth (Video)

Edhe pse i dehur ai nuk ngurroi të sulmojë burrin trupmadh, i cili me sa duket nuk brengosej fare nga kërcënimet e të dehurit, i cili pas disa tentimeve të dështuara për ta sulmuar përfundon me fytyrë në tokë.

Truproja i klubit të natës i njohur si John Hernholm, dikur ishte kampion i pesëfishtë në një sport të arteve marciale. /Telegrafi/