Telegrafi

Ky Citroen është në shitje, ja sa do të paguani për të pasur një të tillë

Kjo është një tjetër risi tërheqëse në tregun e automobilave.

Fabrizio Caselani dhe Carrosserie Caselani janë rikthyer me një produkt të ri.

Pasi prezantoi modelin legjendar Citroen Type H, ata u kthyen me një ide të re, transmeton Telegrafi.

Modeli me emrin Type HG vjen në një formë mjaft interesante, veçanërisht pjesën e përparme, ku stili retro është shumë i theksuar.

Type HG do të ofrohet në disa madhësi dhe do të jetë në gjendje të montohet në pesë modele të ndryshme, përfshirë furgonin elektrik.

Çmimi është i njohur gjithashtu, dhe është 14,800 euro për një makinë të tillë. /Telegrafi/