Geraldo Pereira 47-vjeç, nga dita në ditë po i dëshmon botës së çdo njeri mund t’i tejkalojë vështirësitë nëpër të cilat hasin, vetëm se u mungon vullneti dhe dëshira.
Ky burrë ka lindur pa duar, por kjo nuk e ka ndaluar atë të prodhoj me këmbë vetura lodra për fëmijë, transmeton Telegrafi.
Ai udhëton nga qyteti në qytet nëpër Brazil, në mënyrë që t’i shes lodrat me të cilat edhe është bërë i njohur.
Talentin e vet e zbuloi qysh kur ishte adoleshent, dhe merrej me riparimin e lodrave të thyera të cilat i dhuronin të tjerët t’ua rregullojë.
Përveç prodhimit të lodrave, ai pa problem mbanë kafenë me këmbë, gatuan dhe rruhet. /Telegrafi/