Site icon Telegrafi

Ky burrë është shpallur jozyrtarisht kampion për sasinë e ngrënë të Jaffa Cake

Një burrë është kurorëzuar si kampion – edhe pse jozyrtarisht – duke ngrënë Jaffa Cake, pasi “shkatërroi” 36 nga ushqimet me çokollatë frutash në vetëm tre minuta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Stu Hayler, 39 vjeç, mori pjesë në garën, të mbajtur në County Durham.

Ngjarja e së premtes ishte – mbase çuditërisht – ngjarja e parë e këtij lloji që u organizua ndonjëherë, dhe ajo arriti të tërheqë pjesëmarrës edhe nga vende larg nga ku u zhvilluar gara.

Siç bëhet e ditur, Stu u largua me një çmim të hollash si shpërblimi i tij për të “gllabëruar” 1.600 kalori gjatë tre minutave. /Telegrafi/

Exit mobile version