Telegrafi

Ky bixhozgji mbrëmë ka fituar hiq më pak se 7.7 milionë dollarë (Video)

McKeehen i ka vetëm 25 vjet dhe me prejardhje është nga Filadelfia. Ndërkaq lojën finale e ka luajtur i veshur me fanellën e klubit basketbollistik të këtij qyteti, të cilin dikur e kishte bartur me krenari Allen Iverson.

Ai fitoi kur në duar pati pikën dhe dhjetëshin, kurse gjatë shpërndarjes së letrave fitoi edhe një dhjetëshe, me të cilën siguroi fitoren kundër Joshua Becklee nga New Jersey.

I pyetur për planet se ku dhe në çfarë do ti shpenzojë paratë e fituara, McKeehen është përgjigjur duke buzëqeshur, “Nuk kam ndonjë plan. Thjesht kam fituar sepse ishte dita ime”.