Telegrafi

Ky billboard ka çmendur xhihadistët e ISIS-it (Foto)

Myslimanët e modernizuar kanë vendosur billborde kundër grupit terrorist dhe po përdorin Kuranin për të dënuar dhunën e tyre.

Billbordet që po sulmojnë ISIS-in janë duke u shfaqur në qytetet më të mëdha amerikane, ku është shkruar “Hej ISIS, ju ta shpifni”, dhe është shkruar “nga #Myslimanët aktual”, shkruan Daily Mail.

Myslimanët kanë shpallur të ashtuquajturën “deklaratë të pavarësisë” nga ISIS-i. Reklamat po shihen përgjatë rrugëve në Çikago dhe Phoenix pasi u ngritën nga një kompani islame e marrëdhënieve me publikun, me bazë në Chicago, e quajtur Sound Vision Foundation.

Billbordi thotë, “Jeta është e shenjtë” dhe ka si referencë vargun 5:32 të Kuranit, i cili paralajmëron kundër vrasjes, transmeton KosovaPress.