Ky baba gjeti një mënyrë të zgjuar për të marrë pesë fëmijët e tij në një shëtitje rreth lagjes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë burrin duke përdorur çdo pjesë të trupit të tij për të marrë fëmijët e tij për një shëtitje në një vend të paidentifikuar.
Ngjarja supozohet se është zhvilluar gjatë një dite me diell, ku burri shihet duke bartur një fëmijë në shpatullat e tij, duke mbajtur një tjetër me dorën e tij dhe duke shtyrë një karrocë me dorën tjetër.
Përderisa fillimisht duket sikur bëhet fjalë për një karrocë që bartte një fëmijë, më vonë mund të vërejmë se aty ishin tre. /Telegrafi/