Telegrafi

Ky baba ju tregon se si ta qetësoni beben e porsalindur që vazhdimisht qan (Video)

Si e qetësoni fëmijën e juaj kur vazhdimisht qan? Ekzistojnë disa metoda të ndryshme – duke i vendosur me fytyrë për shtrati e deri tek metoda që shumica e fëmijëve e preferojnë, këndimin.

Por këto metoda për disa prindër nuk kanë efekt, e në veçanti për ata që gjithë ditën e kalojnë në punë dhe natën nuk mund të flenë për shkak se bebja e tyre vazhdimisht qan, transmeton Telegrafi.

Por pasi që të siguroheni se nuk janë të uritur dhe ua keni ndërruar pampersat, shpesh pyesni veten çfarë ka tani që nuk po ndalen?

Por një baba ka gjetur një metodë interesante për ta qetësuar fëmijën e tij.

Daniel Eisenman ka publikuar online në Facebook një video, ku shihet se si brenda pak sekondave e qetëson bijën e tij Divina e cila nuk ndalej duke qarë. /Telegrafi/