Telegrafi

Ky aeroplan ulet edhe me parashutë (Video)

Piloti Louis Obergh ishte duke udhëtuar për në Nju-Jork së bashku me vajzën e tij, 17-vjeçaren Reach, kur aeroplani i tyre pësoi një defekt.

Kështu, babë e bijë i kanë mbijetuar për mrekulli një përplasje të mundshme të aeroplanit të vogël me të cilën po fluturonin, përcjell Shekulli.

Sipas CNN-it, mjeti fluturues bëri një ulje të butë, falë një parashute që kishte me vete, pasi motorët e tij nuk po punonin.

Ndërkohë, videoja e postuar në CNN, është marrë nga një kamera sigurie në një prej ndërtesave që ndodheshin afër vendit të ngjarjes.