Telegrafi

Ky 25-vjeçar është njeriu i tretë më i pasur në Britani të Madhe (Foto)

Pas vdekjes së pa pritshme të Dukës së Westminister-it, djali i tij 25-vjeçar është njeriu i tretë më i pasur në Britani të Madhe.

Hugh Grosvenor, e ka trashëguar titullin dhe pasurinë e Gerald Cavendish Grosvenor, i cili është ndarë nga jeta pas disa komplikimeve shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Sipas revistës Forbes, Duka Gerald, kishte një pasuri që arrinte deri në 9.7 miliardë euro, që e bënte njeriun e 68-të më të pasur në botë, kurse në vendin e tij gjendej në vendin e tretë.

Tani, Hugh është bërë Duka i shtatë në Westminister, teksa ka trashëguar rreth 120 hektarë tokë në Belgravia dhe Myfar, që janë dy nga zonat më të shtrenjta në Londër.

Pas vdekjes së pa pritshme të Dukës së Westminister-it, djali tij 25-vjeçar është njeriu i tretë më i pasur në Britani të Madhe.

Ndryshe, djaloshi që e ka kumbarë Princin George, ka studiuar në Universitetin e Newcastle.

Sipas një artikulli, thuhet se ai ka shpenzuar afër gjashtë milionë euro për të festuar ditëlindjen e 21-të, por kurrë nuk është dhënë ndonjë deklaratë zyrtare nga familja.

Duka i ri raportohet të jetë një djalë i urtë dhe i sjellshëm, megjithëse gjithmonë ka pasur një rreth të gjerë njerëzish, shkaku i pasurisë enorme dhe titullit të familjes. /Telegrafi/