Cagliari humbi nga Torino me rezultat 2-3 në Serie A.
Por, kjo ndeshje u fut në histori për faktin se Kwang Song Han shënoi gol e fundit në këtë takim.
18-vjeçari shënoi në minutën shtesë të takimit dhe me këtë rast u bë lojtari i parë nga Koreja Veriore që shënon në Serie A.
Vlen të theksohet se debutimi në kampionatin italian erdhi më 2 prill 2017 në fitoren ndaj Palermos.
Golin tjetër për Cagliarin ndaj Torinos e shënoi Marco Boriello. /Telegrafi/
https://twitter.com/InakiFutbol/status/851136556920299520